Futbolli i femrave, Vllaznia fiton titullin e shtatë radhazi (FOTO)

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
12 Korrik 2020, 09:09

KF Vllaznia është shpallur zyrtarisht kampione e Shqipërisë për femra në futboll! Skuadra shkodrane e mbylli kampionatin kombëtar të futbollit për femra në krye të renditjes me 52 pikë pas 18 javësh.

Në ceremoninë e zhvilluar në fund të takimit ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Vasil Bicaj, dhe ish-futbollisti i mirënjohur, Sulejman Demollari ata që i dorëzuan trofeun e kampionit Vllaznisë.

Për t’u theksuar fakti që skuadra e Vllaznisë për femra fiton titullin e shtatë kampion radhazi.

( b.h/Shqiptarja.com)