Futbolli shqiptar në zi. Futbollisti i Skënderbeut Dorian Tahirllari ndërroi jetë në moshën 18-vjeçare duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë që vuante prej disa kohësh.
18-vjeçari vuante nga një tumor malinj, por pavarësisht operacioneve dhe tentativave të mjekëve nuk arriti dot t’i mbijetonte sëmundjes.Tahirllari ka qenë pjesë e moshave të ekipit të Skënderbeut.