Gjykata i lë në burg grupin e Bajrave

Dosja e grupit Bajri

1 / 11

Dosja e grupit Bajri

2 / 11

Dosja e grupit Bajri

3 / 11

Dosja e grupit Bajri

4 / 11

Dosja e grupit Bajri

5 / 11

Dosja e grupit Bajri

6 / 11

Dosja e grupit Bajri

7 / 11

Dosja e grupit Bajri

8 / 11

Dosja e grupit Bajri

9 / 11

Dosja e grupit Bajri

10 / 11

Dosja e grupit Bajri

11 / 11
23 Nëntor 2019, 15:17

TIRANE-Behar Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali do të vijojnë që të qëndrojë në burg për akuzat e reja që ka ngritur prokuroria, pavarësisht se masa për akuzat e një viti më parë u shuan dje. Ndërkohë që mikesha e Behar Bajrit, Jorida Muratit iu ndryshua masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Për mjekët Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj nga arrest shtëpie hetimet do të vijojnë në masën detyrim paraqitjeve, teksa i vetmi në kërkim është Sirjan Alija.

Report Tv ka zbardhur deklaratat e Safet dhe Behar Bajrit në gjyq gjatë seancës te Krimet e Renda, të cilët kanë mohuar akuzat e reja të ngritura nga prokuroria, raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra. “Gjithçka e kemi nga Anton Martini. Ka marrë urdhër politik që të na mbajnë në burg. Janë akuza të sajuara dhe duan të na mbajnë në burg me çdo kusht. Mos na mbani pa të drejtë”, deklaruan në sallën e gjyqit dy kushërinjtë Behar e Safet Bajri. Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe avokatët e tyre mbrojtës, të cilët thanë se do e apelojnë vendimin.

Në dosjen e prokurorisë siguruar nga Report Tv rezulton se një tjetër shtetase për të cilën nuk ende një masë sigurie me inicialet F.Gj., e cila punon në Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndërhynte për llogari të grupit kriminal Bajri për të bërë punësime fiktive në disa institucione të ndryshme. Sipas organit të akuzë, ajo ka mbajtur kontakte me personin nën hetim Behar Bajri si edhe njërin prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, ku në një nga bisedat ajo merr përsipër të punësojë një infermiere në spitalin e Shkodrës dhe duke qenë se nuk e bën dot të mundur detyrohet të paguajë vetë një shumë parash. 

Avokati i Bajrajve Arbër Hoxha u shpreh se vendimi për masën e sigurisë është i paligjshëm, i mbështetur në prova të vjetra për të cilat masa u shua. E gjithë dosja, për atë do të jetë një flluskë sapuni. "Vendimi i gjykatës është një instrument ekstra procedural në kundërshtim të plotë. Nuk është rastësi pasi ditën kur kërkuam shuarjen e masave për katër të arrestuarit cakton katër masa të reja. Mund të them me bindje të plotë se dosja Bajri, është një flluskë sapuni dhe prokuroria e di aq mirë sa ne dhe do të plasë sapo të gjykohet në themel.

Janë të njëjtat shkaqe për të cilat janë dhënën masat në shtator të 2018. Kjo po bëhet për të zgjatur sa më shumë hetimet. Të pandehurit pretenduan paligjshmërinë e këtij vendimi. Argumenti është se masa e sigurisë arrest me burg e humbi efektin pas 14 muajve. Nuk kemi të bëjmë me akuza të reja, por me dyshime, që janë vendosur që në themel në shtator 2018" tha ai.  

Për katër anëtarë të grupit Bajri dje u shua masa e sigurisë me burg për akuzat e ngritura nga prokuroria për operacionin e shtatorit të vitit të kaluar. Por duke qenë se prokuroria nuk arriti të mbyllte hetimet dhe të dërgonte dosjen në gjyq ngriti akuza të reja për gjobëvënie dhe ndikim të paligjshëm për punësime në spitalin e Shkodrës duke kërkuar sërish arrestimin e tyre, pra që të vijojnë të qëndrojnë në qeli duke bllokuar lirimin.

Pak ditë më parë prokuroria në vijim të operacionit 'Oaz' kërkoi masat 'arrest me burg” për Behar Brajoviq, i njohur edhe me mbiemrin Bajri, Safet Rustemin, Ilir Rustemin, Asmer Bilalin, Ismet Idrizin dhe Jorida Muratin që sot iu ndryshua masa e sigurisë. Sirjan Alijan është i shpallur në kërkim. Bajrat dhe personat e tjerë akuzohen se ushtruan presion dhe kërcënuan zyrtarët e spitalit të Shkodrës që të punësohej mikja e Behar Brajoviq, Jorida Murati, e cila merrte pagën pa shkuar në punë prej një viti. Gjithashtu ata akuzohen edhe për gjobëvënie. Jorida Murati gjatë hetimeve ka rezultuar se në prill të 2018  ka qenë tepër aktive duke mbajtur kontakte të plota dhe të qarta në lidhjen midis grupit kriminal me Behar Brajoviq, që e takonte rregullisht në Holandë kur ishte në paraburgim dhe informonte grupin në Shqipëri.

Masat arrest me burg;
Behar Brajoviq (Bajri), akuza; ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Safet Rustemi, akuza; shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ilir Rustemi, akuza; shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Asmer Bilali, akuza; prodhim dhe shitje e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ismet Idrizi, akuza; shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga arrest me burg në arrest shtëpie;
Jorida Murati
, akuza; vjedhje duke shpërdoruar detyrën, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga arrest shtëpie detyrim paraqitje;
Senad Halluni, shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër. Akuza; shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim.
Florine Hoxha, kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitet Shkodër. Akuza; shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim.
Mira Nikaj, përgjegjëse finance në Spitalin Rajonal Shkodër. Akuza; shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim.

Në kërkim
Sirjan Alija akuza; ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrajnë funksione publike, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.