Hapja e listave e ndalimi i koalicioneve, Meta takon Bashën (FOTO)

1 / 17
2 / 17
3 / 17
4 / 17
5 / 17
6 / 17
7 / 17
8 / 17
9 / 17
10 / 17
11 / 17
12 / 17
13 / 17
14 / 17
15 / 17
16 / 17
17 / 17
15 Korrik 2020, 15:55

TIRANE-Qëndrimi i opozitës së bashkuar se ndryshimet kushtetuese do të sillnin destabilitet në vend, bënë që Presidenti i vendit Ilir Mëta të thërrasë në takim kryedemokratin Basha.  Në takimin që zgjati rreth 45 minuta Presidenti Meta bëri thirrje të mos bëhen aventura me Kushtetutë, kurse kryedemokrati Basha u shpreh se u minua marrëveshja që mori bekimin e ndërkombëtarëve.

Fillimisht kryetari shtetit iu drejtua opozitës joparlamentare duke i kërkuar të ruajë qetësinë. Ndërsa ata që nuk i konsideron legjitimë opozitarëve brenda parlamentit u kërkon votat për miratuar reformën e 5 qershorit. “Do të kërkoja nga ju që ti qëndronit me besnikëri marrëveshjes së firmosur me përfaqësuesit e mazhorances dhe të ruani qetësinë dhe në këto momente kur ka përpjekje për të cenuar rëndë  kushtetutën e vendit në mënyrë kriminale dhe për të shkatërruar cdo lloj legjitimiteti të institucioneve që ekzistojnë në vend.