I infektuar, kreu i urgjencës mesazh nga shtëpia për mjekët shqiptarë

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
29 Mars 2020, 17:23

TIRANE-Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj shprehet se 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në Itali për të ndihmuar popullin fqinj në luftën kundër koronavirusit janë krenaria jonë, shembulli dhe virtyti.

"Ju jeni ajo traditë e bukur, që gjithmonë vetëm e kemi thënë me fjalë, ndërsa sot është konkrete, e prekshme reale; tradita e bukur e shqiptarit, ajo e ndihmës së personave në nevojë. Ju betohem se ishte e njëjta skenë, ndjesi, emocion si atë ditë te këneta në Durrës, kur pashë ekipet e shpëtimit të Italisë në periudhën e tërmetit. Është e njëjta skenë para avionit, kur ekipet mjeksore italiane dhe Protezine Civile Italiana merrnin bashkomasit tonë për ti kuruar në Itali. Sot niseni ju për të kurar qytetarët italianë! Wau,wau! Unë kam punuar 22 vjet mjek për ata njerëz të mrekullueshëm dhe sot e ndjej veten në çdo njërin prej jush. Atje ka me qindra mjekë dhe infermierë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë.