'Iki nga politika po sollët një fakt që manipulova votime', demokratët e Maliqit 'masakrojnë' Salianjin

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
13 Tetor 2020, 20:21

TIRANË- Deklarata e bërë nga ish- deputeti i PD-së, Ervin Salianji te "5 pyetjet nga Babaramo" se "do të largohej nga politika nëse vërtetohet që ka pasur ndërhyrjen në votimet e PD-së në Maliq" ka sjellë jo pak reagime në radhët e demokratëve. Sipas tyre procesi i votimi ka qenë i manipuluar, kanë votuar persona që nuk kanë qenë anëtarë të partisë, votimet janë mbyllur para kohe  e mbi të gjitha vë theksin se Salianji i trembet një rivotimi.

"Meqë kolegut të Babales ia kam hequr vizën prej kohësh, lutem që dikush t'i thotë se nëse doni prova duhet të shkojë të pyesë: në çfarë ore u mbyll votimi? Pse votuan edhe personazhet që nuk ishin anëtarë? Çfarë pune kishte babai i jot të merrej me transport votuesish? Pse ke frikë t'i ripërsërisësh zgjedhjet", janë këto disa nga pyetjet të ngritura nga një demokrat.