Ikona shqiptare, 'Ringjallja e Llazarit', ekspozohet në UNESCO (FOTO)

Foto nga vepra 'Ringjallja e Llazarit' ne Unesco

1 / 9

Foto nga vepra 'Ringjallja e Llazarit' ne Unesco

2 / 9

Foto nga vepra 'Ringjallja e Llazarit' ne Unesco

3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
21 Nëntor 2019, 14:34

Është  ekspozuar në UNESCO, për një periudhë 2-vjeçare, një vepër shqiptare. Bëhet fjalë për ikonën e shekullit të XVIII-të, “Ringjallja e LLazarit” e realizuar nga ikonografi i njohur Kostandin Zografit. Për ekspozimin e veprës është zgjedhur një ambient me dukshmëri specifike, ku puqen kultura të kohëve, traditave dhe kombësive të ndryshme. Vet ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka qenë e pranishme në selinë e UNESCO-së në Paris, gjatë ceremonisë së inaugurimit, të kësaj vepre, të trashëgimisë shqiptare.

Vepra “Ringjallja e Llazarit”, pjesë e fondit të Muzeut Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, pasi u restaurua fillimisht u mendua që t’i dhurohej UNESCO-së në kuadër të 60-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në këtë organizatë. Por, qeveria pas shumë kundërshtimeve të specialistëve të trashëgimisë, para një muaj shfuqizoi  vendimin e Këshillit të Ministrave, duke anuluar vendimin e dhurimit.