Markata e peshkut në Shëngjin, e para e këtij lloji që po ndërtohet në Shqipëri, është drejt përfundimit. Investimi kap vlerën e rreth 60 milionë lekëve dhe është një financim i buxhetit të shtetit.
Për të parë nga afër punimet që kanë hyrë në fazën përmbyllëse, ishte në Shëngjin ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi bashkë me zv.ministrin Roland Kristo. Ministri Çuçi tha se ndërtimi i kësaj markate do të sjell liberalizimin e tregut dhe rritje te zënieve dhe të cilësisë së peshkut.