Jennifer Lopez me fustan madhështor nusërie rrugëve të New Yorkut

0/7 Jennifer Lopez në xhirimet e filmit
18 Tetor 2019, 13:53

Këngëtarja dhe aktorja e famshme Jennifer  Lopez është shfaqur rrugëve të New Yorkut me një fustan madhështor nusërie për xhirimet e filmit të saj më të ri “Marry me”.

Ajo duket rrëzëllitëse me fustanin, ndërsa në film luan rolin e një ylli të muzikës, që është në lidhje me djalin  e luajtur nga  këngëtari latin Maluma.

Filmi është në fazat e xhirimeve dhe nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të shfaqet.

Por shfaqja e Jennifer në rrugë me fustan nusërie, tregoi detajin se do të ketë dasmë ne film.