Jennifer Lopez vezullon në premierën e filmit 'Marry me'

0/9 Jennifer Lopez
23 Tetor 2019, 20:12

Jennifer Lopez ka shkëlqyer në debutimin e filmit të saj të fundit “Merry me”.

50- vjeçarja është shfaqur me një fustan të gjatë në ngjyrë argjendi krah aktorit Owen Wilson.

Fustani ia tregonte më së miri format perfekte të aktores dhe këngëtares.

Ajo i bëri të gjithë adhuruesit që ishin mbledhur në tapetin e kuq për vete me pamjen dhe humorin e saj.

Filmi i fundit i saj bazohet në një novelë komike të Bobby Crosby, ku një yll i dëshpëruar i muzikës pop sheh një adhurues me një tabelë në dorë ku shkruhet “Martohu me mua” dhe vendos të pranojë ofertën, pasi i fejuari e braktis në altar.

Komedia është vlerësuar së tepërmi dhe është filmi i dytë i këtij viti për aktoren, e cila luan rol protagonist edhe tek “Hustlers”, që bazohet në historinë e disa balerinave striptiste.