Kalo poston fotot e mushkërive të dy të rinjve: Bëni kujdes! Ruani higjienën

Foto e mushkërive të një pacienti, e postuar nga mjeku infeksionist Tritan Kalo

1 / 6

Foto e mushkërive të një pacienti, e postuar nga mjeku infeksionist Tritan Kalo

2 / 6

Mjeku infeksionist Tritan Kalo me një kolege

3 / 6

Një nga punonjëset e Spitalit Infektiv në Tiranë

4 / 6

Mjeku infeksionist Tritan Kalo

5 / 6

Foto e postuar nga mjeku infeksionist Tritan Kalo

6 / 6
5 Korrik 2020, 09:21

Shtimi i rasteve me COVID-19, ka bërë që mjeku infeksionist Tritan Kalo t'i drejtojë një thirrje të fortë të gjithë të rinjve, të cilët po preken gjithnjë e më shumë dhe virusi po tregohet mjaft agresiv me ta. Kalo ka publikuar skanerët e mushkërive të dy prej të rinjve, nën 35 vjeç, të cilët janë të shtruar te Spitali Infektiv dhe se gjendja e tyre është e rëndë.

E vetmja mënyrë për të përballuar këtë virus është respektimi i masave, distancës fizike, mbajtja e maskë dhe higjiena personale.

Kalo ka bërë thirrje dhe kritika jo vetëm qytetarëve por edhe institucioneve dhe bizneseve që të mos heqin dorë nga dezinfektimi i ambienteve pasi ashtu siç shprehet dhe ai "Tirana këto kohët e fundit “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike".

Kalo bën një përshkrim të hollësishëm të situatës së koronavirusit në Shqipëri, me elementë të veçantë të përditshmërisë së punës në Spitalin Infektiv. Mëngjesi i tij nis duke shkuar në këmbë në QSUT, pasi siç ai thekson ende nuk është hapur transporti publik në kryeqytet, ndërsa e para që e pret është infermierja Anxhi.