Kaos në Kakavijë/ Pa ujë e bukë, shqiptarët 3 ditë në pritje për tamponin që të ikin në Greqi!

1 / 15
2 / 15
3 / 15
4 / 15
5 / 15
6 / 15
7 / 15
8 / 15
9 / 15
10 / 15
11 / 15
12 / 15
13 / 15
14 / 15
15 / 15
14 Gusht 2020, 11:56

KAKAVIJË- Të dehidratuar, pa ushqyer dhe pa kushtet minimale të higjienës, mes temperaturave të larta, prej 3 ditësh qytetarët shqiptarë po qëndrojnë në pritje për të kaluar në Greqi.  

Ditën e sotme, siç shihet në pamjet me dron të sjella nga Report Tv, radha e makinave ka shkuar deri në 20 km, teksa 5 persona, mes tyre të moshuar dhe fëmijë kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe ka ardhur ambulanca për t'i marrë.

Kjo situatë është krijuar për shkak se Greqia ka vënë si kusht bërjen e tamponit për të kaluar kufirin dhe ai mundësohet falas për kategoritë që lejohen të hyjnë. Arsyeja e dytë është se në datën 16 gusht në Greqi hyn në fuqi vendimi se cdo person që hyn në vend duhet të karantinohet 7 ditë dhe qytetarët duan të shkojnë përpara kësaj date duke krijuar radhë të gjata. Arsyeja e tretë është se në Kakavijë ka 2 mjekë të cilët punojnë 12 orë ndërsa numri i lartë i qytetarëve nuk mund të përballohet, pasi identifikimi, marrja e të dhënave dhe bërja e tamponit kërkon kohën e duhur. Arsyeja e katërt është se pala greke është e mbyllur në harkun kohor 22:00-06:00, duke kufizuar një pjesë të madhe të punës.

Pikërisht për këto 4 arsye të sipërpërmendura, vargu i makinave ka shkuar deri në fshatin Jorgucat, në drejtim të Sarandës. Qytetarët shprehen të indinjuar, ku i bëjnë apel shtetit shqiptar për të ndërhyjë, pasi thonë se shumica e tyre kanë ardhur për ripërtëritjen e kartave të identitetit/ pasaportave dhe pak prej tyre për të kaluar pushimet.