Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, FOTO nga ceremonia e diplomimit të nënkolonelëve dhe majorëve

1 / 18
2 / 18
3 / 18
4 / 18
5 / 18
6 / 18
7 / 18
8 / 18
9 / 18
10 / 18
11 / 18
12 / 18
13 / 18
14 / 18
15 / 18
16 / 18
17 / 18
18 / 18
28 Qershor 2020, 11:15

Gjatë ceremonisë së diplomimit  të përfundimit akademik të nënkolonelëve dhe majorëve për kursin e  Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm mori pjesë edhe ministrja Olta Xhaçka. Ajo dha një lajm të mirë pasi në tetor pritet të hapet programi bachelor në Akademinë e FA-së.

"Jemi në prag të një momenti kur Akademia e FA do të rifitojë me të drejta të plota rolin e saj si një nga shtyllat e ringritjes dhe modernizimit të FA! Duke shërbyer si një institucion i mirëfilltë publik i arsimit të lartë! Akreditimi i Akademisë së FA si një institucion i arsimit të lartë, nuk është thjesht një mundësi për të përgatitur kuadro më të mirë për nevojat e mbrojtjes e sigurisë. Kjo është edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të thithur talente të reja në familjen tonë, djem e vajza që do të shohin tek FA mundësinë reale për të ndërtuar një karrierë, si profesionistë të arsimuar. Një karrierë që më të aftët e të talentuarit prej tyre mund t’i çojë shumë larg e shumë lart, përtej radhëve të FA sonë, e deri në zyrat e Aleancës ku ne bëjmë pjesë”, u shpreh ministrja Xhaçka.