Kush është moderatorja e re në 'Rreze Dielli'

1 / 18
2 / 18
3 / 18
4 / 18
5 / 18
6 / 18
7 / 18
8 / 18
9 / 18
10 / 18
11 / 18
12 / 18
13 / 18
14 / 18
15 / 18
16 / 18
17 / 18
18 / 18
23 Gusht 2019, 19:46

Emisioni i mëngjesit "Rreze Dielli" këtë sezon të ri vjen me një imazh të ri. Gazetarja e njohur e botës së showbizzit, Suada Daci, do të jetë krah Alban Musës, të dy nën moderimin e emisionit të zgjimit të shqiptarëve.

Pas 12 viteve eksperiencë në botën e medias, për herë të parë Suada do të sfidojë veten me moderimin në një program televiziv. Dy vitet e fundit i është dedikuar emisioneve radiofonike, si drejtuese në emisionet mjaft të dashura për të rinjtë. Por tashmë, Suada, me energjinë që e karakterizon si personazh, ndihet e lumtur në këtë eksperiencë të re për të. "Do të bëj më të mirën krah Albanit dhe zonjës Vjollca. Shije të mirë gatimi, lajmet më të fundit dhe ekskluzive nga personazhet e njohur shqiptarë dhe plot argëtim", shprehet ajo për Shqiptarja.com.