Largohen mjekët italianë/ Fillimi i rrugëtimit të përbashkët në sfidën ndaj COVID-it (FOTO)

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
13 Gusht 2020, 14:38

TIRANË- Ekipi i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile kanë përfunduar sot misionin e tyre në Shqipëri, ku kanë ofruar eksperiencën e tyre për ekipet e mjekëve shqiptarë në spitalet COVID si dhe për menaxhimin dhe organizimin spitalor.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci tha se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të përbashkët në sfidën ndaj COVID-it.

Ekipi ynë shëndetësor kthehet sot në Itali pas dy javësh intensive pune në Shqipëri. Ky qe fillimi i një rrugëtimi në të cilin do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të fituar sfidën ndaj Covid-19! Mirupafshim dhe Faleminderit", shkruan ambasada.

Para largimit, bluzat e bardha u pritën edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.