Liri Belishova, gruaja më e fuqishme e regjimit komunist (FOTO)

Liri Belishova në vitin 1946

1 / 16

Liri Belishova partizane në vitet e luftës

2 / 16

Liri Belishova në institutin Nëna Mbretëreshë në 1939

3 / 16

Liri Belishova me shoqet e saj në institut

4 / 16

1946 Liri Belishova me Nako Spiron

5 / 16

1960 Liri Belishova me Mao Ce Dun në Pekin

6 / 16

Familja Belishova

7 / 16

Liri Belishova me Nako Spiron

8 / 16

Liri Belishova 1955, antare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qëndror të PPSH-së

9 / 16

Liri Belishova Hanoi 1960 me Presidentin Hoshimin të Vjetnamit

10 / 16

Liri Belishova me Nako Spiro dhe Nexhmie Hoxhën

11 / 16

Liri Belishova në aeroport

12 / 16

Liri Belishova në ditën e parë të Çlirimit në Tirane

13 / 16

Liri Belishova në Kongresin Botëror të Rinisë në Londër 1945

14 / 16

Liri Belishova në Moskë 1954 në shkollën e partisë në moskë copy

15 / 16

Liri Belishova në vitet e fundit të jetës

16 / 16
20 Shkurt 2019, 08:50

Për 9 vjet resht, Liri Belishova kish qënë gruaja më e fuqishme e regjimit komunistë, për të mos thënë e vetmja. Në shoqërinë shqipëtare kish edhe gra të tjera të fuqishme, sic ishte Nexhmije Hoxha, Vito Kapo, apo Fiqirete Shehu, e para bashkëshortja e Enver Hoxhës, e dyta e Hysni Kapos dhe e treta e Mehmet Shehut. Asnjëra prej tyre nuk kishte fuqinë e Liri Belishovës. Ajo ishte antare e Byrosë Politike. Portretin e saj e mbanin njerzit në duar, në cdo festë e paradë. Portreti i saj vendosej në ndërtesat më të larta, në qëndër të cdo qyteti të shqipërisë.

Ku Liri Belishova, e ku gratë e tjera!

Nexhmije Hoxha p.sh. nuk ish gjë tjetër vecse një punonjëse e thjesht si shume punonjse te tjera, në një nga sektorët që udhëhiqte Liri Belishova. Madje edhe Ramiz Alia ishte një nga punonjsit e sektorit të ideologjisë në K.Q. të PPSH që drejtonte Liri Belishova.

Në vitet ’50, Liri Belishova ishte në majë të piramidës përkrah Enver Hoxhës. Ajo gëzonte gjithë privilegjet dhe përgjegjësitë që të jep pushteti në një pozicion të tillë. Kish cdo gjë, makinë, kur të tjerët udhëtonin ende me kuaj, kish vilë të bukur e të bollshme në bllok që ruhej me ushtarë të armatosur, mund të shkonte sa herë të donte në bregdet apo në mal familiarisht, për të kaluar pushimet falas në rezidencat qeveritare e tjer e tjere.