Lushnje/ Banesa shkrumbohet nga flakët, shpëtojnë gjyshja dhe mbesa (FOTO)

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
18 Nëntor 2020, 09:15

LUSHNJE - Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm (18 nëntor) në fshatin Golem, Lushnje.

Nga fotot e siguruara, shihet se banesa është shkrumbuar totalisht.

Fatmirësisht, gjatë momentit të flakëve në banesë kanë qenë vetë gjyshja dhe mbesa ndërsa pjesa tjetër e familjes ishin jashtë.

Ato shpëtuan pa dëmtime ndërsa banesa e tyre u shkrumbua. Policia dhe zjarrëfikësja mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bën të mundur shuarjen e zjarrit.

Deri më tani nuk dihet shkaku i flakëve.