Masakrimi i viktimave të Reçakut, dëshmitë e lëna në fletore nga mjeku shqiptar (Dokument)

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
19 Janar 2020, 09:51

Liderët serbë ende vazhdojnë të mohojnë masakrën e shkaktuar në Reçak. Madje presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe vartësit e tij deklaruan se “masakra e Reçakut është një trillim”. Krahas dëshmisë nga vendi i ngjarjes në ditën e masakrës nga shefi i misionit të atëhershëm i OSBE-së, William Walker, edhe një i ri shqiptar që në kohën kur ndodhi masakra ishte vetëm 14 vjeçar posedon një mori dokumentesh që argumentojnë masakrën serbe mbi popullatën civile të Reçakut.

Gojart Bajrami, në një rrëfim për Ekonomia Online tregon se prindi i tij, tashmë i ndjerë Vezir Bajrami, ishte mjeku që hasi i pari në viktimat e Reçakut dhe bashkë me ekipin mjekësor bëri identifikimin e 45 trupave të masakruar. Ai tregon se në dokumentet e shkruara të lëna nga prindi i tij bëhen të ditura detajet se në çfarë gjendje ishin viktimat. Pamjet sipas dorëshkrimeve të doktorit të luftës ishin tronditëse dhe të paimagjinuara. Aty thuhet se viktimat fillimisht janë maltretuar, mandej janë vrarë me armë zjarri nga afërsia për t’u masakruar me mjete të forta, si sopat, thika, bajoneta e jo çka tjetër.