Matje temperature, higjienizim të duarve dhe këpucëve Veliaj: Bashkëpunim me prindërit për të mos rrezikuar asnjë

1 / 6
2 / 6
3 / 6
4 / 6
5 / 6
6 / 6
30 Maj 2020, 16:03

Të hënën e 1 Qershorit fëmijët do të rikthehen në çerdhe dhe kopshte pas 3 muajsh të mbyllura. Përgatitja ka vijuar në mënyrë që të hënën këto institucione të jenë gati për të pritur fëmijët e vegjël. Matja e temperaturës, higjienizimi i duarve dhe këpucëve janë që në hyrje të çdo çerdhe dhe kopshti. Gjithashtu rekomandohet që fëmijët t'i sjelli vetë një prind dhe jo si familje, për më tepër të shmangen gjyshërit që janë dhe shtresa më vunerabël kundjet virusit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në çerdhet 34, pranë shkollës “Ardian Klosi”, për të inspektuar masat shtesë që garantojnë shëndetin e fëmijëve, që nga dezinfektimi i mjediseve dhe deri tek ushqimi apo matja e temperaturës. Ai theksoi se edhe nga kjo situatë aspak e zakontë, që ka prekur gjithë botën, do të dilet ballëlartë, ndërsa falenderoi personelin për përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe.