Me qese me rroba dhe ushqime, të afërmit e pacientëve qëndrojnë jashtë kangjellave rrethuese të Infektivit

Të afërmit e pacienteve që kurohen me Covid në rrethinat e Infektivit

1 / 4

Të afërmit e pacienteve që kurohen me Covid në rrethinat e Infektivit

2 / 4

Të afërmit e pacienteve që kurohen me Covid në rrethinat e Infektivit

3 / 4

Të afërmit e pacienteve që kurohen me Covid në rrethinat e Infektivit

4 / 4
6 Korrik 2020, 16:11

TIRANË-Shqipëria po kalon një periudhë delikate për shkak të pandemisë COVID-19. Më e vështirë situata duket se është për ata persona, të cilët kanë të afërmit e tyre të prekur nga koronavirusi dhe janë të shtruar në spitalin Infektiv.

Përtej merakut dhe shqetësimit për shëndetin e të afërmve të tyre, ata duhet të mendojnë edhe për të ushqyerin, apo nevoja të tjera personale. LSA ka siguruar foto të qytetarëve, të cilët presin jashtë rrethimit tek spitali infektiv me qese në duar. Ata kanë sjellë ujë, ushqime dhe sende të nevojshme për të afërmit e tyre.