Është zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim të grave në politikë, organizuar nga YWCA, për krijimin e mekanizmave mbrojtës kundër diskriminimit në punë të grave që vuajnë nga kanceri i gjirit. Në këtë takim morën pjesë deputete të Kuvendit, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Leyla Moses-Ones si dhe gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit. Në fjalën e saj, Moses-Ones, ka vënë theksin tek bashkimi i grave në politikë, për të shërbyer si një shembull për të gjithë qytetarët.
“Koha është tani. Dhe, mundësia është këtu. Udhëheqëset shqiptare, që punojnë së bashku për të dhënë një shembull të shkëlqyer për qytetarët tuaj", tha Leyla Moses-Ones.