Ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut/ Xhaçka takon zyrtaren amerikane

1 / 3
2 / 3
3 / 3
12 Dhjetor 2019, 19:18

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ndihmës asistenten e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Laura Cooper. Ky takim vjen në kuadër të ministerialit të SHBA-Karta e Adriatikut , nga ku është takuar edhe me homologë të vendeve fqinje. Në postimin e saj në rrjete sociale, Xhaçka ka veçuar takimin me ndihmës asistenten e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Laura Cooper, homologun në Kosovë ku e ka falenderuar për ndihmën pas tërmetit dhe ministren e Mbrojtjes nga Bosnje dhe Hercegovina.