'Mos u fokusoni vetëm te COVID', mjeku Kalo: Ka shumë infeksione të tjerë që s’duhen harruar

1 / 14
2 / 14
3 / 14
4 / 14
5 / 14
6 / 14
7 / 14
8 / 14
9 / 14
10 / 14
11 / 14
12 / 14
13 / 14
14 / 14
27 Korrik 2020, 09:19

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka publikuar fotot e disa prej pamjeve të infeksioneve mjaft të rrezikshme të stinës së nxehtë të verës, që sipas tij janë lënë në harresë për shkak të koronavirusit. Mjeku Kalo rendit një nga një të gjitha këto infeksione, duke theksuar se janë të rrezikshme nëse lihen pas dorë por që për momentin nuk po marrin vëmendjen e duhur.

“Po GABOJMË, dhe po MBIDIAGNOSTIKOJMË raste me covid dhe po NËNVLERËSOJMË faktin se kjo stinë KURDOHRË është shoqëruar me infeksione të shumta”, shkruan ndër të tjera Kalo.LISTA e rikujtesës së INFEKSIONEVE STINORE është edhe shumë më e gjatë…NDAJ kolegë dhe ju publik i gjërë, JU LUTEM të mos fiksoheni vetëm e vetëm pas Infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19…"-shkruan Kalo.