'Mos u merr me Bashën se ta djegim televizionin!' Kërcënohet Report TV (FOTO)

Komentet kercenuese te ardhura ne mesazhe private te faqes zyrtare ne Facebook

1 / 9

Profili i personit qe ka derguar mesazhit kercenuese

2 / 9

Shperndarje te aktiviteteve politike te PD-se ne profilin e kercenuesit

3 / 9

Shperndarje te aktiviteteve politike te PD-se ne profilin e kercenuesit

4 / 9

Shperndarje te aktiviteteve politike te PD-se ne profilin e kercenuesit

5 / 9

Shperndarje te aktiviteteve politike te PD-se ne profilin e kercenuesit

6 / 9

Shperndarje te aktiviteteve politike te PD-se ne profilin e kercenuesit

7 / 9

Profili i nje tjeter personi qe kercenon djegien e makines se Report Tv

8 / 9

Mesazhi kercenues

9 / 9
14 Maj 2019, 14:39

"Mos u merr mo me Bashën se do ta djegim fare televizionin..." Një nga militantët e PD-së që identifikohet në Facebook me emrin ''Denis Denis'', kërcënon hapur sot televizionin Report TV dhe themeluesin e tij. Kërcinimi se do të djegë televizionin në rast se japim lajme mbi Lulzim Bashën, është i shoqëruar nga ofendime personale, vulgare jo vetëm ndaj themeluesit të televizionit, por edhe ndaj gazetarëve. Nuk ka elementë të mjaftueshëm nga faqja e tij personale për të kuptuar nëse është një profil i vërtetë apo një nga shumë profilet e kruijuara nga PD për të goditur në mënyrë anonime ata që konsideron "armiq". Denis Denis publikon një foto në profil dhe pastaj një post të kandidatit të Tropojës, e shumë foto të Lulzim Bashës apo aktiviteteve të Partisë Demokratike siç mund ta shihni në foto.Edhe ditën e protestës, kur makina e Report TV u rrethua nga protestuesit e PD e LSI një tjetër heater (urryes) kërcënoi se do ta bënte prapë një gjë të tillë.Ky është profili i tij dhe ne si redaksi, sa herë të vijnë kërcënime të tilla veç hapave ligjore do të ndërmarrim do t'i bëjmë ato publike në faqen e Shqiptarja.com.