Një aksident tragjik i ka marrë jetën modeles me origjinë shqiptare, Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeç së bashku me partnerin e saj. Motori me të cilën ata udhëtonin u përplas me një automjet jetër tip Merecedz Benz qe drejtohej nga nje 34-vjeçar rumun dhe menjëherë pas përplasjes ka shpërthyer në flakë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën rrugën Acqua Vergine të Romës, ku edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin e “Tor Vergata", 31-vjeçarja shqiptare nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve. Po kështu i dashuri i saj Christian Milo, 30 vjeç dhe fotograf ndërkombëtar i modës, gjeti vdekjen e menjëhershme në aksident.