Ndërron jetë personazhi i njohur i '21 dhjetorit' në Tiranë 'Ver Llapa' (FOTO)

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
19 Nëntor 2020, 09:52

Ditën e sotme ka ndërruar jetë një nga personazhet më të njohur në rrugët e qytetit në Tiranë, i njohur me pseudonimin"Ver Llapa".

Veri i cili lëvizte kryesisht nga "21 dhjetori", u nxirrte gjuhën qytetarëve por edhe kërkonte lekë. Ai është përdorur shpesh si krahasim në debatet politike. Shpesh kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, për të 'personifikuar' figurën qesharake që kanë përfaqësuar në politike i ka krahasuar Presidentin Ilir Meta, dhe ish-Kryeministrin Saoli Berisha me personazhin e njohur, që sot humbi jetën.