Ndeshje e 'çmendur' në 'Air Albania'/ Tirana mund Kukësin dhe ngjitet në vendin e parë (FOTO)

1 / 24
2 / 24
3 / 24
4 / 24
5 / 24
6 / 24
7 / 24
8 / 24
9 / 24
10 / 24
11 / 24
12 / 24
13 / 24
14 / 24
15 / 24
16 / 24
17 / 24
18 / 24
19 / 24
20 / 24
21 / 24
22 / 24
23 / 24
24 / 24
21 Shkurt 2020, 20:27

TIRANË- Tirana ka arritur që të ngjitet në krye të tabelës, pas një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Kukësit, ku bardheblutë fituan me rezultatin 2-1.

Në "Air Albania Stadium" u pa një ndeshje e "çmendur", ku nuk munguan golat, kartoni i kuq, spektakli i tifozëve, por edhe autogol. Gabimi i bërë nga Kristi Vangjeli në minutën e 53-të që shënoi autogol, vuri në vështërsi kryeqytetasit, por që e rregulluan në minutat në vazhdim. Ato shfrytëzuan edhe ndëshkimin me karton të kuq të Olsi Teqjes.

Pjesa e dytë foli për vendasit. Dy golat e shënuar nga Idriz Batha në të 84' dhe më pas Agustin Torassa vetëm dy minuta më pas, i dha fitoren e shumë dëshiruar e të besuarve të Emmanuel Egbo-së, që prej 8 ndeshjeve nuk njeh humbje dhe i ka rikthyer shkëlqimin e dikurshëm. 

Kështu, Tirana ngjitet për herë të parë për këtë sezon në krye të tabelës me 44 pikë, vetëm 2 pikë nga Kukësi i vendit të dytë, teksa kampioni në fuqi, Partizani mban vendin e tretë.