'New York Times': Restoranti shqiptar në listën e 10 më të mirëve në New York

0/7
12 Dhjetor 2019, 15:00

Gazeta prestigjoze “New York Times” ka publikuar një listë me 10 restorantet e reja më të mira të vitit 2019 në New York.

Autori i shkrimit Pete Ëells ka shijuar ushqimet në të gjitha këto restorante dhe e ka përshkruar përvojën e tij në restorantin shqiptar të quajtur “Cka Ka Qellu”.

Një natë tek restoranti “Cka Ka Qellu” është zgjedhja e duhur, disa hapa larg nga pallatet e Roberto, vendosur në “Avenue Arthur” në Bronx.

Futuni brenda restorantit dhe papritmas jeni në një tavernë të ndonjë fshati të vjetër diku në Shqipëri apo Kosovë. Shikoni koleksionin e instrumenteve muzikore, mjetet e fermës, mullinjtë e kafesë dhe rrobat antike në mur. Nuhatni bukët teksa piqen në furrë kur jeni te dera kryesore”, shkruan ai në artikullin e “New Tork Times”.

Ai gjithashtu ka treguar se specialitetet ushqimore të këtij restoranti janë ëmbëlsirat si sheqerparja dhe kafeja e cila njihet si turke,për aq kohë sa qëndroni në "Cka Ka Qellu", do ta quani atë shqiptare.

Speca turshi dhe dy ose tre zhytje që ta shijoni më tepër, pas së cilës mund të dëshironi disa kunguj të njomur me kos në një enë balte”, është disa nga specialitetet e tjera në restorant.

Përveç këtij restoranti, në top 10-shen e restoranteve më të mira në New York për vitin 2019 janë edhe “Mercado Little Spain”, Odo”, “Rezdora”, “Llama San”, “Hutong”, “Kaëi”, “Benno”, “Haenyeo” dhe “Birria-Landia”.