Publikohen disa dokumente të panjohura të nxjerra nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së që i përkasin vitit 1989 dhe bëjnë fjalë mbi një korrespodencë të disa institucioneve kulturore dhe artistike të Tiranës, si Teatri Popullor, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, etj., me Komitetin e Kulturës dhe Arteve të kryesuar nga Alfred Uçi, lidhur me dekorimin me titullin “Artist i Merituar” apo “Artist i Popullit”, të 12 aktorëve dhe artistëve të njohur të skenës dhe ekranit, si: Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, Roland Çene, Shaban Hysa, Haxhi Dalipi, Dhimitraq Orgocka, Agim Qirjaqi, Ndrek Shkjezi, Alfons Balliçi, Fatos Haxhiraj dhe Ahmet Pasha.
Të gjitha anët e panjohura të aktorëve dhe artistëve të njohur të skenës, ekranit dhe kinematografisë shqiptare, të shënuara në karakteristikat e tyre përkatëse që mbajnë firmën e drejtorit të Teatrit Popullor të asaj kohe, Muharrem Shtylla, nga biografia familjare që nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe më pas, shkollimi, profesionet dhe puna që kishin kryer, rolet dhe pjesët ku ata kishin interpretuar, cilësia e tyre, e deri tek divorcet bashkëshortore, etj.