Pjesëmarrja në Maratonën e Tiranës është kthyer tashmë në një trend edhe për shumë personazhe të njohur të jetës publike dhe të ekranit. Krahas pjesëmarrjes së vetë Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, sot garuan edhe shumë personazhe të njohur.
Politikania e njohur nga Kosova Mimo Kusari Lila nuk mungoi as këtë vit në Maratonën e Tiranës duke ardhur bashkë me familjen e saj. Mes tyre bie në sy Ledion Liço, i cili ndonëse sapo është bërë baba për herë të dytë, ka vendosur që të garojë duke arritur edhe që ta përfundojë atë të plotë. Nga media bie në sy edhe gazetari Endri Xhafo dhe prezantuesi dhe aktori njëkohësisht Eni Shehu.