Këtë të diel siç është paralajmëruar, në kryeqytet ka nisur vaksinimi kundër COVID-19, i 24 personaliteteve në të 80-tat e tyre, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Në stadium kanë mbërritur figurat e para si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Aleksandër Meksi, Alfred Moisiu, por këto personalitet nuk do të jenë të vetmet që do të vaksinohen gjatë ditës së sotme.
Ndërkohë që pritet që të mbërrijnë dhe emra të tjerë të njohur për publikun për të marrë vaksinën ndaj Covid.
Vetëm pak ditë më parë kreu i qeverisë tha se do të fillojë vaksinimi për një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete, që sipas Ramës duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime.
Kjo gjë nxiti polemika te shumta ditët e fundit lidhur me diferencimin pozitiv që po i bëhet pikërisht këtyre personazheve, por kryeministri i vendit tha se nuk duhen lënë “pas dore” për shkak të kontributit të madh që kanë dhënë, ai theksoi se së shpejti do te ketë vaksina për të gjithë.