Një ditë pas tragjedisë, FOTOT e skelave në ajër te pallati që po rikonstruktohej

1 / 15
2 / 15
3 / 15
4 / 15
5 / 15
6 / 15
7 / 15
8 / 15
9 / 15
10 / 15
11 / 15
12 / 15
13 / 15
14 / 15
15 / 15
17 Gusht 2019, 10:00

TIRANË- Policia e Shtetit ka vënë në pranga 2 drejtues teknik të kompanive që po punonin në fasadën e pallatit 13 katësh, ku skela e shembur u mori jetën 2 personave dhe la të plagosur 3  të tjerë. Po ashtu policia ka shpallur në kërkim pronarin, njëkohësisht adminitratorin e kompanisë së skelave 'Syla', Petrit Syla.

Dy drejtuesit e arrestuar janë, Xhimi Tarushi me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi” si dhe Ilir Bendo me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”.

Mbi pronarin e 'Skela Syli' i cili është shpallur në kërkim, rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”, ndërsa kjo akuzë rëndon edhe për dy Drejtuesit Teknik të arrestuar.

Në rrugën “Faik Konica” në pallatin Nr. 2, firma “Xhimi” me administrator e Drejtues Teknik punimesh, Xhimi Tarushi, ka kryer punime në fasadën e jashtme të pallatit për veshjen me sistemin termoizolues (kapot). Po në këtë pallat, firma skela “Syla” me administrator shtetasin P. S. dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skelës Inxhinierin Iir Bendo., ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.

Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth ores 15.00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën sh 31-vjeçari Ergys Brahimaj punëtor ndërtimi në firmën "Xhimi, si dhe Orjan Kodra, 36 vjeç, punëtor i firmes skela “Syla”.