Operacion anti-drogë në Patra të Greqisë, 5 shqiptarë në pranga, kultivonin kanabis

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
19 Korrik 2018, 10:51

Policia e Patrës ka organizuar një operacion anti-drogë ku është shpërbërë një grup kriminal.

Grupi ishte i përbërë nga 10 shqiptarë dhe 3 grekë. Grupi mbillte kanabis për ta shitur atë më pas drejt Belgjikës me urdhër të “Shefit”.

Grupi funksiononte në bazë të një strukturë hierarkike, shkruajnë mediat greke, me role të përcaktuara dhe me një aksion që vijonte.

 Anëtarët e grupit kriminal e ndanin punën e tyre çdo vit në 3 faza: kultivim kanabisi, trafikimi dhe rikultivim. Grupi kishte shefin e drogës, financierin, fermerët dhe trafikantët.