Operacioni 'SEE JAD' në 34 shtete/Në Shqipëri u ndaluan 7 persona, 2 prej tyre në kërkim ndërkombëtar!

Droga e sekuestruar

1 / 6

Droga e sekuestruar

2 / 6

Monitorimi i operacionit

3 / 6

Armët e sekuestruar

4 / 6

Monitorimi i operacionit

5 / 6

Armët e sekuestruar

6 / 6
30 Shtator 2020, 16:51

Operacioni katërditor u organizua nga Europol, me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës, të cilat janë përparësitë kryesore të Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT), e cila mbështeti këtë operacion.

Europol krijoi një qendër virtuale koordinimi për të mundësuar informime ditore dhe për të mbështetur shkëmbimin e inteligjencës midis pjesëmarrësve.