Situata e pandemisë në vendin tonë nuk po kalohet lehtë dhe faktet flasin qartë që nga numri i viktimave, shitmi i rasteve të rënda dhe rritja e numrit të pacientëve të shtruar në të dy spitalet COVID, të Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi".
Report Tv ishte brenda spitalit "Shefqet Ndroqi" ku pamjet e pacientëve shfaqnin vetëm dhimbje dhe shqetësim, duke na treguar se situata e tyre nuk është e lehtë dhe virusi nuk është një shaka. Edhe pse përshëndetjet e tyre nuk mungojnë në foto, gjithçka që ata presin është të dëgjojnë nga 'heronjtë e tyre' me veshje speciale fjalën e mirë "shpëtove, do dalësh që këtu".