Partia Demokratike fut në 'sitën' e vettingut të gjithë zyrtarët e saj (FOTO)

1 / 13
2 / 13
3 / 13
4 / 13
5 / 13
6 / 13
7 / 13
8 / 13
9 / 13
10 / 13
11 / 13
12 / 13
13 / 13
21 Korrik 2019, 20:17

TIRANË- Partia Demokratike nis vettingun brenda strukturave të saj, përmes një site e cila do të përfshijë të gjithë zyrtarët dhe anëtarët e këshillit të saj.

PD i ka kërkuar atyre të plotësojnë një formular vetëdeklarimi, të ngjashmë me atë të dekriminalizimit, të shpërndarë në të gjitha strukturat e saj.

Krahas çdo eksperience punësimi apo niveli arsimimi, ata që do i nënshtrohen këtij vettingu do duhet të deklarojnë edhe raportin e tyre me ligjin.