Pas disa javëve bllokim nga dëbora, hapet rruga në Dukagjin

Foto nga hapja e rrugës në Dukagjin

1 / 5

Foto nga hapja e rrugës në Dukagjin

2 / 5

Foto nga hapja e rrugës në Dukagjin

3 / 5

Foto nga hapja e rrugës në Dukagjin

4 / 5

Foto nga hapja e rrugës në Dukagjin

5 / 5
22 Janar 2019, 21:32

Pas disa javëve bllokim për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, më në fund është hapur rruga në Dukagjin që bën lidhjen me njësitë administrative Pult, Shosh, Shalë me qytetin e Shkodrës. Bashkia Shkodër jep lajmin dhe bënë me dije se puna për hapjen e rrugës ka zgjatur për disa ditë.

Njoftimi i plotë:

Pas një pune të pandërprerë për shumë ditë me rradhë, sot u bë e mundur hapja e rruges së Dukagjinit që lidh njësitë administrative Pult, Shosh, Shalë me qytetin e Shkodres. Njihen vështirësitë e trashëguara, terreni i thyer, natyra e dimrit, sasia dhe kohëzgjatja e reshjeve të borës. Nisur nga këto rrethana, Bashkia e Shkodrës, Emergjencat dhe Mbrojtja Civile, i kanë paraprirë me masa kësaj situate, duke e mbuluar me shërbime mirëmbajtje vjetore dhe emergjence nëpërmjet kontraktimit të subjekteve të specializuara me fondet e Bashkisë Shkodër. Bashkia e Shkodrës falenderon administratorët e këtyre njësive administrative për angazhimin e pandërprerë si dhe subjektet që kanë operuar “Guest” dhe “Blinishta”.