PD: Bledi Çuçi projekt për ta shndërruar tarracën e ministrisë në ambiente luksoze (FOTO)

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
7 Gusht 2020, 19:10

TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet ish- deputetit Bardh Spahia ka hedhur akuza ndaj ministri të Bujqësisë, Bledi Çuçi se ka bërë një projekt për të rregulluar tarracën e ministrisë së tij me ambiente luksoze. Teksa ka publikuar disa foto, sipas të cilëve është projekti i hartuar, Spahia shkruan se ky është një tregues se si kjo qeveri në një kohë kur vendi është goditur ekonomikisht për shkak të COVID-19, e ka mendjen te shpenzimet e luksit.

"Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas deklarimeve zyrtare ka 33 mijë të papunë për shkak të pandemisë, familje të tëra në vështirësi serioze e të rrrezikuara për humbje punë në muajt e ardhshëm; ka biznese që janë mbyllur ose janë zhytur edhe më thellë në borxhe; ka fermerë e fshatarë të cilëve mbyllja nga pandemia u coi dëm prodhimet, kur sipas OKB jemi vendi me shpenzimet më të ulëta në kohë pandemie, të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm, sa të kryejë shpenzime të tilla luksi, sic duket ky projekt i realizuar për llogari të ministrisë së Bledi Cucit, për të patur ambiente luksoze relaksi në tarracën e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural?