Përkrahësit e Vetëvendosjes protestë në distancë, Kurti i përshëndet nga ballkoni i qeverisë: Duam zgjedhje! 

0/11
28 Maj 2020, 20:05

Aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje dolën sot pasdite në Prishtinë për të kërkuar zgjedhje të reja. Tubimi duke respektuar  masat anti-covid-19, vjen një ditë para se Gjykata Kushtetuese të japë vendimin për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi për të vënë kryeministër Avdullah Hotin.

Albin Kurti doli në ballkonin e qeverisë për t’i mbështetur njerëzit që kishin dalë në shesh, i shoqëruar nga disa deputetë të Vetëvendosjes.

Kujtojmë se qeveria Kurti u shkarkua në Kuvend pas mocionit të mbështetur nga opozita dhe partneri në koalicion, LDK-ja. Kurti nuk zgjodhi të zbresë poshtë në shesh, për t’iu bashkuar protestuesve, por doli në ballkonin e qeverisë për t’u përshëndetur me ta. Sipas medias kosovare, kundërshtarët thanë se pamje të tilla ndodhin vetëm në vendet me regjime autoritare.