Piktura e panjohur e Sadik Kacelit dhe vepra të tjera të viteve ‘30 (FOTO)

Gazeta Minerva korrik - gusht 1933, ne kopertine piktura e Sadik Kacelit

1 / 8

Vizatim, vepër e nxënësit Makoçi

2 / 8

Skulpturë e nxënësit Lazari

3 / 8

Vizatim, vepër e nxënësit Kaceli

4 / 8

Piktura e Sadik Kacelit

5 / 8

Skulpturë, vepër e nxënësit Makoçi

6 / 8

Faksimile te Gazetes Minerva

7 / 8

Faksimile te Gazetes Minerva

8 / 8
22 Janar 2019, 15:52

Njëmbëdhjetë vjet përpara se të vinte komunizmi në Shqipëri, qeveria e asaj kohe dhe intelektualët shqiptarë përpiqeshin me një entuziazëm të theksuar që të hidhnin themelet e një Akademie të Lartë Arteve të Bukura.

Nga Gazeta “Minevra” (shkencore dhe letrare), Nr.12-13, Korrik -Gusht 1933, në faqet 18 e 19 të saj, zbulohen disa të dhëna interesante sesi janë hedhur themelet e arteve pamore në Shqipëri. Idetë vinin të frymëzuara nga talentet e rrallë të kohës, që po shfaqeshin në vendin tonë, por edhe që ishin të vlerësuara nga akademitë më të mira italiane dhe mjeshtrit e artit italian. Një nga këta ishte edhe Odhise Paskali, i cili zihet në gojë si skulptori “fin” i kohës dhe si mjeshtër i skulpturave të bronzit.