Policia merr pamjet e kamerave të sigurisë që filmuan shpërthimin te ura e Selitës

Kamerat e sigurisë pranë urës ku ndodhi shpërthimi në makinë

1 / 4

Kamerat e sigurisë së rezidencës ushtarake turke e cila besohet se ka filmuar të gjithë skenën

2 / 4

Kamerat e sigurisë pranë urës ku ndodhi shpërthimi në makinë

3 / 4

Preng Gjini i plagosur në makinë pas shpërthimit

4 / 4
16 Shtator 2020, 09:51

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me tritol mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i plagosur Preng Gjini.

Mësohet se makina me të cilën udhëtonte Preng Gjini ka qenë e kushëririt të tij, të cilën e kishte marrë pak minuta para se të shpërthente. Ai ka lënë automjetin e tij tip " Fuoristradë" dhe më pas ka hipur në makinën e tij tip "Benz Class" të kushëririt. Shpërthimi ka ndodhur pas 10 minutash. Nuk dihet roli që ka pasur kushëriri i tij, nëse ka qenë ai shënjestra, e cila do të ndryshonte të gjithë rrjedhën e ngjarjes, ose Gjini është "tradhtuar" nga ai afërmi i tij.Të vetmet kamera sigurie janë tre të bashkisë së Tiranë, dy prej të cilave në kënde të ndryshme filmimi dhe një tjetër me kënd rrotullues. E ndërsa kamera e sigurisë e rezidencës ushtarake turke besohet se ka filmuar të gjithë skenën. Pamjet filmike janë sekuestruar që ditën e djeshme në Bashki me shpresën e fiksimit të personi që ka aktivizuar tritolin, por edhe të disa subjekteve në zonë.