Presidenca 'vishet' me flamurin italian: Të bashkuar do ia dalim (FOTO)

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
31 Mars 2020, 20:14

Presidenca është solidarizuar me Italinë për shkak të situatës së rëndë që po kalon vendi nga koronavirusi, ku numri i të infektuarve dhe viktimave në vend vijon të mbetet në shifra të larta.

Postimi është bërë nga Presidenti Ilir Meta, i cili e shoqëron me mesazhin e thjeshtë por shumë domethënëse  "Së bashku do ja dalim".

Shqipëria shprehu solidaritetin e saj ndaj Italisë duke i dërguar 30 mjekë dhe infermierë, të cilët ndodhen në frontin e luftën me koronavirusin, një gjest që u vlerësuar jashtëzakonisht shumë nga fqinji ynë.

Italia është pjesë e shqiptarëve ku shumica e konsiderojnë dhe si shtëpia e dytë, dhe askush nuk është i lumtur që ajo po 'lëngon' në këto momente nga plagët e rënda që ka marrë.