Procesverbali/ Kur Meta dhe Berisha u bashkuan për herë të parë për shkarkimin e kryeprokurorit Arben Rakipi në 18 mars 2002

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
3 Gusht 2020, 09:43

Pasi Fatos Nano e rrëzoi si kryeministër në shkurt të vitit 2002, duke e zëvendësuar me Pandeli Majkon, Ilir Meta u afruar me Sali Berishën, për t’u hakmarrë ndaj Nanos. Meta është akuzuar për flirte me Berishën që nga koha e kur Fatos Nano ishte në burg, me qëllim për të marrë drejtimin e PS-së, por për herë të parë, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë bashkuar forcat zyrtarisht në seancën parlamentare të datës 18 mars 2002, për shkarkimin e kryeprokurorit, Arben Rakipi, i cili mbrohej nga Fatos Nano, në atë kohë kryetar i Partisë Socialiste. Nga debatet e zbardhura nga Shqiptarja.com, Meta e akuzonte Rakipin për lidhje me Nanon dhe për hetime me prapavijë politike të korrupsionit të qeverisë ‘Meta’. Sipas Metës, Rakipi raportonte tek Nano dhe se po hetonte nën dirigjimin politik disa afera në KESH, në atë kohë me në krye Dritan Priftin.