Profil/ Hekuran Zhiti, 30 vjet pa dramaturgun, aktorin dhe mësuesin

Gjergj Fishta dhe Hekuran Zhiti ( Pikturë )

1 / 7

Hekuran Zhiti

2 / 7

Hekuran Zhiti

3 / 7

Hekuran Zhiti

4 / 7

Bust i Hekuran Zhitit

5 / 7

Hekuran Zhiti me nxënësit

6 / 7
7 / 7
17 Mars 2019, 12:22

Gjatë Luftës bashkëpunoi me patriotët Mi’that Frashëri, Abaz Ermënji, Sejfi Protopapa, Safet Butka, me Margarita e Kristaq Tutulani, me shkrimtarët Vexhi Buharaja, Mustafa Greblleshi, etj.  Shkruajti elegji për të renët njëlloj, qoftë nga partizanët, qoftë nga Balli Kombëtar, shkruajti drama, satira e komedi, në të cilat luante dhe vetë dhe pasqyronte kohën dhe njerëzit.

- Nga grupi i miqve -

30 vjet më parë, në 15 mars, mbylli sytë përgjithmonë autori i shumë komedive dhe dramave, por dhe i satirave në vargje, edhe elegjive, aktor profesionist, por dhe mësues i nderuar, Hekuran Zhiti (1911 – 1989).

Vinte nga Tomorica, nga Mali i Tomorrit ose “Olimpi i shqiptarëve”. Në vitin 1932 kreu shkollën “Normale” te Elbasanit, me drejtor të parë Luigj Gurakuqi, me mësuesit e tij Simon Shuteriqi, babai i shkrimtarit Dhimitër Shuteriqi, e Karl Ljarja, babai i aktori Rikard Ljarja, etj. Shok klase kishte dhe shkrimtarin e ardhshëm Stero Spasse.

Studenti Hekuran Zhiti spikati si talent i skenës dhe i poezisë dhe më pas si mësues.

Pasi punoi në disa krahina në Jug, në vitet e Luftës së Dytë Botërore ishte në Berat dhe iu përkushtua lëvizjes kundër pushtimit të vendit dhe u bashkua me nacionalistë. Bashkëpunoi me patriotët Mi’that Frashëri, Abaz Ermënji, Sejfi Protopapa, Safet Butka, me Margarita e Kristaq Tutulani, me shkrimtarët Vexhi Buharaja, Mustafa Greblleshi, etj.