Protestuesit shkatërrojnë dhe i vënë flakën sporteleve të taksës në Rrugën e Kombit

1 / 17
2 / 17
3 / 17
4 / 17
5 / 17
6 / 17
7 / 17
8 / 17
9 / 17
10 / 17
11 / 17
12 / 17
13 / 17
14 / 17
15 / 17
16 / 17
17 / 17
31 Mars 2018, 12:32

Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të sporteleve duke thyer xhamat, ndërsa policia i ka penguar duke u përplasur. Protestuesit pas shkatërrimit të sporteleve me gurë dhe sende të forta u kanë vendosur zjarrin sporteleve që janë ngritur nga kompania dhe ku është parashikuar që të paguhet taksa.Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe zjarrfikësja për të shuar zjarrin, por nuk është lejuar nga protestuesit.

Situata për disa momente ka dalë jashtë kontrollit. Organizatorët kanë marrë leje dy orë për të zhvilluar protestën, por deklarojnë se nuk do të largohen nga rruga derisa të anulohet vendimi për të paguar taksën. Ata deklarojne se do te qendrojne 24 ore, deri kur te kete nje reagim nga qeveria. Në zonën ku po zhvillohet protesta është bllokuar interneti.