TIRANË- Ditën e sotme ka humbur jetën fotografi i njohur Arben Celi. Arben Celi ishte një nga fotoreporterët më të mirë dhe më të vjetër në vend. Celi ka punuar për një kohë të gjatë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, ku lajmin e e jepte vetëm nëpërmjet fotove. Ai ka zhvilluar dy kurse specializimi si fotograf nga Reuters në Londër.