Pushuesit e jugut mes diellit dhe vranësirave, qielli dhe deti 'i ndarë' përgjysmë (FOTO)

1 / 11
2 / 11
3 / 11
4 / 11
5 / 11
6 / 11
7 / 11
8 / 11
9 / 11
10 / 11
11 / 11
6 Gusht 2020, 14:56

Prej disa ditësh ka mbizotëruar moti i keq duke shkaktuar jo pak probleme në disa qytete të vendit tonë.

Ditën e sotme duket se reshjet e shiut kanë përfunduar dhe dielli ka filluar të dalë sërish. Në një foto të sjellë për "Report Tv" vihet re një kapriço e motit, ku qielli është i ndarë në dy pjesë.

Në njërën anë mbizotëron dielli, ndërsa në anën tjetër qielli është i mbuluar nga retë. Kjo ndarje e qiellit është reflektuar edhe në tokë, pasi në njërën anë toka është mbuluar nga hija e reve, ndërsa në anën tjetër bien lehtësisht rrezet e diellit. Fotoja është shkrepur në plazhin e Borshit në Sarandë.