Qëllohen me qytë pistolete dhe i merren 700 mijë lekë, plagoset rëndë kambisti

Foto nga vendi i ngjarjes

1 / 10

Foto nga vendi i ngjarjes

2 / 10

Foto nga vendi i ngjarjes

3 / 10

Policia në vendin e ngjarjes

4 / 10

Policia në vendin e ngjarjes

5 / 10

Policia në vendin e ngjarjes

6 / 10

Foto nga vendi i ngjarjes

7 / 10

Foto nga vendi i ngjarjes

8 / 10

Foto nga vendi i ngjarjes

9 / 10

Foto nga vendi i ngjarjes

10 / 10
22 Janar 2019, 20:01

TEPELENË-Një kambist dhe bashkëshortja e tij janë plagosur e grabitur në qytetin e Memaliajt nga dy persona me maska. Report Tv raporton se bëhet fjalë për Mustafa Mustafai, 70 vjeç, dhe Thëllëze Mustafai, 67 vjeçe.

Thëllëze Mustafai është qëlluar me qytë pistolete teksa po mbyllte derën e dyqanit, ndërsa Mustafai mësohet se pas sulmit të dyfishtë ka kërkuar ndihmë nga vendi i ngjarjes duke bërtitur. Në këtë moment,  dy personat me maskë i kanë vjedhur çiftit 700 mijë lekë të vjetra dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

70-vjeçari është dërguar sëbashku me bashkëshorten e tij në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku mësohet se ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore. Sakaq, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.