Qetësi, ajër i pastër dhe ushqime bio...ja destinacioni i fundjavës

0/19
19 Tetor 2019, 16:46

Nuk dini ku të shkoni për fundjavë? Merrni shokët, të dashurën, familjen... dhe kaloni një fundjavë të qetë në Gramsh.

Qyteti i vogël por me një mikpritje të madhe është vetëm një orë larg nga zhurma e kryeqytetit dhe ajri i ndotur.

Qetësi, ushqim bio, bukuri natyrore, ajër të pastër e vendas me mikpritjen që i karakterizon do t'ju bëjnë që të kaloni një fundjavë ndryshe.

Gjelbërimi  që pushton zonën e Gramshit sjell qetësi shpirtërore.

Liqenet  plotësojnë bukurinë e tij  të pashtershme e i japin freski vendit.

Për këtë zonë të mrekullueshme do të duheshin orë të tëra për të përshkruar pasuritë e tij, por nuk po ju zbulojmë më shumë.

 Duhet thjesht ta vizitoni Gramshin, një prej pasurive të shumta shqiptare.