Rifillon patrullimi ajrore i Guardia di financa për kanabis!

Pilotë patrullues

1 / 7

Ardi Veliu

2 / 7

Foto nga takimi

3 / 7

Gjeneralët Di Gesù dhe Arbore në takimin me Kreun e Policisë Ardi Veliu

4 / 7

Foto nga takimi

5 / 7

Gjeneralët Di Gesù dhe Arbore në takimin ministren Denaj

6 / 7

Gjeneralët Di Gesù dhe Arbore në takimin me Kreun e Policisë Ardi Veliu dhe ministren Denaj

7 / 7
9 Korrik 2020, 20:19

TIRANË- Ambasada italiane njofton se prej një muaji përmes avionit të posaçëm të Guardia di Finanza ka nisur patrullimi në territorin shqiptar për identifikimin e plantacioneve të kanabisit.

"Gjeneralët Di Gesù dhe Arbore u takuan me Kreun e Policisë Ardi Veliu me të cilin u përvijua situata e deritanishme e veprimtarisë së Guardia di Finanza në Shqipëri si përsa i përket patrullimit detar të përbashkët ashtu dhe fushatës së mbikqyrjes nga ajri, e cila ka nisur tashmë prej një muaji nën patronazhin e Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme dhe ka për qëllim identifikimin e plantacioneve të kanabisit përmes avionit të posaçëm të Guardia di Finanza", njofton Ambasada.